Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se do të ftojë partitë opozitare në takim lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka deklaruar se problemi i Demarkacionit duhet të zgjidhet mbi bazën e argumenteve.Sipas tij, demarkacioni do të riprocedohet, ndërsa kushtet e Listës Serbe nuk do të plotësohen, çfarë do qofshin ato.
I pari i Qeverisë ka bërë të ditur se do të qartësohet situata e Demarkacionit, si me opozitën, ashtu edhe me Listën Serbe.
Përveç takimeve me opozitarët, Mustafa do të takojë edhe kryetarët e komunave Pejë, Junik, Deçan dhe Istog, vërejtjet e të cilëve tha se do të merren parasysh.
Ai bëri të ditur se për tu qartësuar vija kufitare me Malin e Zi, u ka kërkuar kryetarët e komunave që përkufizohen me shtetin malazez , agjencisë së pyjeve dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dëshmi për vijën kufitare me Malin e Zi.
Mustafa po ashtu tha se tashmë çështja e demarkacionit është prag i pakalueshëm për liberalizim të vizave

