Januzaj, lajm i madh për Kosovën

Adnan Januzaj ka mbetur pothuajse i vetmi yll që ka ende të drejtë të luajë për Kosovën.

Adnan Januzaj është ylli i fundit që ka të drejtë të luajë për Kosovën.

FIFA ka sqaruar procesin e ndryshimit të kombëtareve apo përfaqësuesve për lojtarët kosovarë që luajnë nëpër ekipe tjera.

Dhe, FIFA ka bërë të ditur se Granit Xhaka dhe futbollistët e tjerë të ekipit të Zvicrës dhe skuadrave tjera që kanë luajtur me ekipet e tyre pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA nuk kanë të drejtë të luajnë më për Kosovën.

Andaj, Januzaj – një opsion i tentuar nga FFK-ja – ka realisht ende të drejtë të luajë për Kosovën pasi nuk ka bërë asnjë paraqitje me Belgjikën pas 13 majit të vitit 2016, kur Kosova u pranua në FIFA.

Temat
SportVend

Të afërta