Showbiz

Ermali ju përshendet nga “rrethi i vdekjes” (Foto)

By Egzona Krasniqi

September 07, 2016

Ermal Mamaqi pak javë më parë u përfshi në një aksident komunikacioni në hyrje të rrethrotullimit në Ferizaj por fatmirësisht duke mos pësuar lëndime të rënda.

E pos lajmit të aksidentit xhiro nëpër portale bëri më pas edhe një ‘përballje’ kontradiktore mes humoristit dhe Policisë së Kosovës.

I pari akuzonte për mungesë sinjalistike teksa forcat e rendit demantonin fjalët e Mamaqit duke e akuzuar për mos përshtatje të shpejtësisë.

Por, me veprimin e fundit duket se është vërtetuar se i fundit ka pasur të drejtë.

Nëse këto shenja do ishin bërë më parë në këtë rrethrrotullim, do ishin kursyer shumë aksidente dhe jetë njerëzish… Sidoqoftë,më mirë vonë se kurrë. Tashmë ky nuk është më "rrethi i vdekjes"…

A photo posted by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on