Botë

Edhe Britania ndërton mur 4 metërsh për t’i ndal refugjatët

By FIRST CHANNEL

September 07, 2016

Britania planifikon të ndërtojë një mur gati katër metërsh në Calais që t’i pamundësojë refugjatëve ta kalojnë kanalin, ka njoftuar Qeveria.

“Njerëzit ende po e bëjnë këtë, ne i kemi bërë pengesat por tani do të ndërtojmë edhe një mur”, tha ministri i imigracionit Robert Goodwill.

Muri 4 metërsh i lartë do të shtrihet për një kilometër përgjatë rrugës së dyfishtë që i afrohet portit.

Ai është dizajnuar që t’i ndalojë refugjatët të ngjiten për kamiona apo automjete tjera për një përpjekje për të hyrë në Britani.