Thiago Messi do t’i bashkohet programit të fëmijëve në Barcelonë.
Lionel Messi është futbollisti kryesor i Barcelonës.
Por, së shpejti tek gjiganti katalan do të paraqitet edhe një tjetër Messi.
E përditshmja sportive katalane “Sport” ka bërë të ditur se djali i madh i Messit, Thiago, do t’i bashkohet ekipit të fëmijëve në Barcelonë, përcjell “Lajmi.net”.
“FCBEscola”, program për zhvillimin e fëmijëve nga mosha tre deri në pesë vjeç, ka për synim që t’ua mësojë fëmijëve vlerat e klubit të Barcelonës.