Lajme

Arrestohen tre persona në Mitrovicë, sekuestrohet sasi e madhe narkotikësh

By FIRST CHANNEL

September 07, 2016

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 45 kilogram substancë të dyshuar narkotike dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për vepër penale “Blerja, posedimi , shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve.

Mësohet se këto substanca janë konfiskuar afër qytetit të Mitrovicës, me ç’rast edhe është bërë identifikimi i personave të involvuar në këtë rast.

“Janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar”, thotë ky burim.