Lajme

Arifi i AAK-së: Thaçi e Mustafa po bëjnë mashtrim kolektiv për vizat

By FIRST CHANNEL

September 07, 2016

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, vlerëson që debati se qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë pa viza është debat i mbajtjes gjallë të mashtrimit kolektiv nga ana e qeverisë.

Ai, Mustafën e Thaçin, i ka quajtur mashtrues, duke thënë se të dy e kanë mashtruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

“Më vjen keq për gjuhën por Thaçi e ka mashtruar Kosovën që nga viti 2010 kur thoshte se ka marrë ‘garanca nga nivelet më të larta të BE-së se BE s’do të vonohet’. Kryeministri aktual me logjikën e njëjtë si Thaçi mashtroi në dhjetor të 2014 kur tha se do të ndodhë liberalizimi më 2015 kurse gjatë tërë vitit 2015 mashtroi për 2016-ën”, ka shkruar Arif./lajmi.net

Postimi i plotë:

“Nuk ka viza. Debati se a ka viza sivjet është debat i mbajtjes gjallë të mashtrimit kolektiv nga ana e qeverisë. Më vjen keq për gjuhën por Thaçi e ka mashtruar Kosovën që nga viti 2010 kur thoshte se ka marrë ” garanca nga nivelet më të larta të BE se BE sdo të vonohet”.

Kryeministri aktual me logjikën e njëjtë si Thaçi mashtroi në dhjetor të 2014 kur tha se do të ndodhë liberalizimi më 2015 kurse gjatë tërë vitit 2015 mashtroi për 2016-ën. E në 2016 e gjeti shpëtimin te votimi për demarkacion. Kjo logjikë është shprehje e mosrespektit minimal që kanë për qytetarin e vendit dhe asgjë tjetër.

Është e qartë që BE nuk don të jap asgjë që do të mund të shihej si “shpërblim” për këtë Qeveri KOTI por shtyrja e liberalizimit të vizave deri pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale është e padrejtë e madhe që i bëhet popullit të Kosovës”(sic.).