Showbiz

Soni Malaj sjell Rihann-ën në versionin e saj (Video)

By FIRST CHANNEL

September 06, 2016

Kënga ‘Sledgehammer’, e Rihannës e kompozuar nga Sia, i ka rrëmbyer zemrat me miliona fansave të këngëtares në të gjithë botën.

Duket se një nga këto fanse të muzikës së divës botërore është edhe këngëtarja shqiptare, Soni Malaj. Ajo e ka pëlqyer kaq shumë këngën ‘Sledgehammer’, aq sa nuk i ka rezistuar dot pa i bashkangjitur edhe versionin e saj.

“Sledgehammer” është kompozimi më i fundit i Sia-s për Rihanna-n. Një kompozim profesional, melodioz dhe shumë emocional, që nuk munda t’i rezistoja pa i bashkangjitur edhe versionin tim, në formën e “cover”-it. Tashmë ky “cover” i kënduar nga unë gjendet edhe në Youtube”, ka shkruar këngëtarja. Këngën ‘cover’ të kënduar nga Soni, mund ta shohim edhe në kanalin e saj në Youtube.

"Sledgehammer"eshte kompozimi me i fundit i Sia,per Rihannen.Nje kompozim profesional,melodioz dhe shume emocional,qe nuk munda t'i rezistoj pa i bashkangjitur dhe versionin tim,ne formen e cover-it.Tashme ky cover i kenduar nga une,gjendet edhe ne youtube 🎤

A video posted by S🔴N☝🏻 ♏️A💪🏻AJ ☀️ (@soni_malaj) on