Rashica nuk e harron Shqipërinë në debutim për Kosovën – ja çfarë ka bërë (Foto)

Milot Rashica vazhdon të ketë një ndjenjë të veçantë për Shqipërinë, pas vendimit për ta përfaqësuar Kosovën.

Pak orë para sfidës me Finlandës, ku Kosova mori një pikë historike, Milot Rashica bëri diçka të veçantë.

Ai postoi një fotografi në rrjetet sociale, ku shihej fanella e Rashicës me numrin 7 dhe afër saj mbrojtëset të cilat ylli i ri i Kosovës kishte vendosur t’i ketë në këmbë në ndeshjen kundër Finlandës.

E veçanta ishte se njëra mbrojtëse ishte me simbolet e Kosovës, kurse tjetra me ato të Shqipërisë, që dëshmon se Rashica i ka në zemër të dyja.

Milot Rashica luajti për 90 minuta në sfidën ndaj Finlandës, teksa bëri një paraqitje tejet të mirë edhe përkundër se po luante për herë të parë.

14238089-1773858639497567-5743002306439318792-n_1473181366-1635736

Temat
SportVend

Të afërta