Botë

Policia: Kërcënimi për sulm terrorist kundër hotelit gjerman ishte tallje e një të riu

By FIRST CHANNEL

September 06, 2016

Policia gjermane ka njoftuar sot se telefonata kërcënuese për sulm terrorist në një hotel gjerman sot në mëngjes ishte tallje nga një adoleshent nga Austria.

Pas kësaj, policia nga qyteti lindor, Leipzig, e ka ndërprerë kontrollin në hotel dhe i ka larguar trupat përreth ndërtesës, përcjell Express.

Përmes një statusi në Twitter, policia gjermane tha: “më sa duhet kjo ishte një shaka e keqe nga një adoleshent nga Austria përmes telefonatës.”

Policia nuk ka treguar nëse do ta akuzojë të riun.