Më e bukur fitorja kundër Serbisë apo Maqedonisë? Ja çfarë thotë De Biasi

Gianni De Biasi preferon që fitoret t’i arrijë në fushë e jo në gjyqe
Në një intervistë për Super Sport, Gianni de Biasi është pyetur nëse ishte më e bukur fitorja kundër Maqedonisë, e cila zgjati për dy ditë, pasi u ndërpre mbrëmë në minutën e 75’të dhe erdhën deri te fitorja në 15 minutat që u zhvilluan sot, apo më e mirë ajo kundër Serbisë e fituar në CAS.

Përgjigjja e trajnerit italian ishte shumë shpejt dhe e shkurtër. Ai tha se preferon që t’i fitojë ndeshjet në fushë.

“Më e bukur fitorja kundër Serbisë në CAS apo kjo? Kjo, sepse u fitua në fushë”, ka deklaruar italiani.

de-biasii_1473169778-6771801

Temat
RajonSport

Të afërta