Fadil Vokrri demanton sërish Granit Xhakën

Fadil Vokrri ka folur edhe një herë për letrën e hapur të Granit Xhakës.

Xhaka me një letër të hapur, ka deklaruar se e ka pasur të pamundur t’i bashkohet Kosovës, pasi një gjë të tillë nuk e lejon FIFA.

Por, Fadil Vokrri ka thënë diçka tjetër në emisionin Zona B, përcjell Lajmi.net.

“Ai ka dalë me letër të hapur, por FIFA i dha përgjigjet e saj, të njëjta i kemi pasur me Ujkanin, Mehan dhe Berishën, të gjithëve ju është dhënë leja. E kam thënë dhe po e them prapë, kërkesa është dashur të bëhet në mënyrë individuale, nëse kërkesa nuk bëhet, FIFA nuk mund të prejudikoj”, ka deklaruar Vokrri.

Fadil Vokrri

Temat
SportVend

Të afërta