Estonia akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore

Estonia, vend anëtar i NATO-s, njoftoi sot se një avion ushtarak rus kishte shkelur hapësirën e saj ajrore, inkursioni i katërt përgjatë këtij viti, duke detyruar Ministrinë e Jashtme estoneze t’i dorëzonte një notë proteste ambasadorit rus në Talin.
Sipas deklaratës së ushtrisë estoneze, një avion rus, tip Antonov An-72, kishte hyrë në hapësirën ajrore estoneze pranë ishullit Vaindloo, në detin Balltik, pa leje, dhe kishte qëndruar atje një minutë e gjysmë.

”Piloti rus nuk vendosi kontakte me kontrollorin estonez të trafikut ajror edhe pse i kishte mundësitë”, shtohej në deklaratë, transmeton atsh.

NATO dhe Rusia shkëmbejnë shpesh akuza për shkeje respektive të hapësirës ajrore të rajonit të Balltikut, ndërkohë që për rastin në fjalë Ministria ruse e Mbrojtjes mohon gjithçka, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

Temat
BotëLajme

Të afërta