Botë

Vetura bie në det te ‘plloça’ në Ulqin (Foto)

By Dijart Dyla

September 05, 2016

Vetura “golf 3” me targa të Ulqin ra dje në det nga parkingu joformal në Molin e madh, apo siç njihet nga kosovarët te ‘plloça’.

Vetura në breg e nxorën një grup vendasish të udhëhequr nga punonjësi i patrullës në det të Komunës së Ulqinit, Hajrudin – Dino Shata.

Për fat të mirë, çdo gjë kaloi pa pasoja të rënda, edhe pse në atë pjesë të bregut bëjnë plazh numër i madh i vendasve dhe turistëve.