Showbiz

Rihanna konfirmon lidhjen me Drake, e dashuruar si asnjëherë më parë (Foto)

By Egzona Krasniqi

September 05, 2016

Pasi u nda nga Chris Brown, Rihanna nuk u përfol për një lidhje tjetër për një kohë të gjatë…derisa u shfaq Drake.

Duket se ky i fundit i riktheu ndjenjat këngëtares duke bërë që të harrojë edhe Brown. Edhe pse Riri dhe Drake frekuentoheshin prej kohësh, duhej deklarata publike e këtij të fundit në MTV VMAs që këngëtarja nga Barbadosi të mos kishte më ndrojtje për ta shprehur dashurinë.

Gjestet romantike mes tyre vazhdojnë; pasi 28 vjeçarja bëri tatuazh në këmbë një peshkaqen (dhuratë që ia bëri Drake), ky gjest u pasua edhe nga reperi. Ndërsa tani që në daljet e saj ajo shihet më e lumtur se kurrë, duket se nuk e përmban dot veten pa e thënë me zë të lartë. Mbrëmjen e kaluar, e veshur me një pellush të kuq në formë zemre, ka dalë nëpër rrugët e Neë York-ut duke shpërndarë dashuri.