Në Idlib sulmohet një spital, nga shpërthimet në disa qytete 30 të vdekur

Hazim Silaybi nga Mbrojtja Civile deklaroi për AA se bombarduesit rus kanë vazhduar të godasin pjesët e Idlibit të cilat mbahen në kontroll nga opozitarët.

Njoftohet se nga shpërthimet në qytetin Humus në pjesët e brendshme të Sirisë dhe qytetin Tartus i cili gjendet në zonën bregdetare numri i të vdekurve është rritur në 30 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga burimet lokale, mësohet se nga shpërthimet e ndodhura në afërsi të urës Erzuna në qytetin Tartus dhe në qytetin Humus numri i të vdekurve është rritur në 30.

Përgjegjësia mbi sulmin nuk është marrë ende nga askush.

Forcat ruse sulmojnë spitalin në Idilib

Forcat ajrore ruse kanë kryer dy sulme ajrore mbi një spital në verilindje të Idlibit.

Hazim Silaybi nga Mbrojtja Civile deklaroi për AA se bombarduesit rus kanë vazhduar të godasin pjesët e Idlibit të cilat mbahen në kontroll nga opozitarët.

I njëjti burim tha se avionët rus kishin kryer dy sulme mbi një spital në verilindje të qytetit, në qarkun Srakib. “Deri më tani mësojmë se një person është plagosur rëndë. Rusët kanë goditur spitalin i cili është i vetmi në këtë rrethinë dhe më gjerë. Spitali është dëmtuar seriozisht ndërsa pjesë të tij janë shkatërruar plotësisht”, tha Silaybi.

Siria prej disa vitesh është skenë e një krize politike dhe të sigurisë e cila u përshkallëzua në mars të vitit 2011, kur forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad me forcë u përpoqën të shtypin protestat prodemokracisë në vend.

Nga 30 shtatori i vitit të kaluar Rusia e cila mbështet forcat besnike të regjimit të Asadit, ka në fokus sulmet mbi shkollat, spitalet dhe tregjet në Idlib, Halep dhe Hama, të cilat janë nën kontrollin e opozitës siriane.

Temat
BotëLajme

Të afërta