Kosovarët dhe serbët pronarë të objekteve pa leje, s’i lajmërojnë turistët në Ulqin

Ulqini sivjet ka pasur mbi 70 mijë vizitorë gjatë sezonit veror, njoftohet nga Organizata Turistike.

Por ky numër duket të mos jetë real, pasi të dhënat nga terreni mund të mos jenë të sakta.

Sipas drejtorit të OT-së, Fuad Haxhibeti, Ulqini është i njohur për faktin që në territorin e tij ka shumë objekte të ndërtuara pa leje në pronësi të shtetasve të Serbisë dhe Kosovës. “Ata rrallë herë lajmërohen si turistë, e shpesh nuk lajmërojnë as mysafirët e vet”, deklaroi ai, transmeton ul-info.

Haxhibeti shtoi se pret që sezoni të zgjatet edhe në shtator, sepse është paraparë mbajtja e disa manifestimeve interesante, ndërkaq edhe kosovarët po vazhdojnë të shkojnë në Ulqin.

Plazhi-i-vogel-Ulqin-650x358

Temat
LajmeRajon

Të afërta