Haziri: Kosova e ka në dorë liberalizimin e vizave

Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Kosova e ka në dorë liberalizimin e vizave për qytetarët e vet.

Haziri, i cili po merr pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partive Popullore Europiane në Bruksel, ka thënë se tani Kosova duhet t’i plotësojë kushtet që i ka vënë Bashkimi Europian dhe se po punon me partinë EPP në Parlamentin Europian, që çështja e Liberalizimit të Vizave të shkojë në Këshillin e Ministrave.

“Kosova duhet t’i përmbushë kriteret e saj brenda muajit dhe sesioni plenar i asamblesë parlamentare ta mbështesë dhe votoj përfundimisht rrugën e Kosovës për liberalizimin e vizave. Tash është në dorën e vetë Kosovës dhe deputetëve të saj ta zbardhin rrugën e Kosovës drejt Europës. LDK dhe partneri mazhoritar në PE-EPP, po punojnë bashkë që ky rekomandim të kalon në Këshillin e Ministrave, ka thënë Haziri, në takimin e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane, transmeton Klan Kosova.

Temat
LajmeVend

Të afërta