G20 diskuton për reduktimin e mbikapaciteteve industriale

Vendet e grupit G20 kanë diskutuar për mundësinë e krijimit të një forumi për reduktimin e mbikapaciteteve industriale dhe globale që po shkaktojnë problem në tregje, bën të ditur një diplomat evropian.

“U arrit një marrëveshje për të vlerësuar se mbiprodhimi penalizon ekonominë dhe se subvencionet janë shkaku kryesor i çekuilibrit të tregut”, bëri të ditur burimi në kushte anonimati, pak para mbylljes së samitit me pjesëmarrjen e 20 fuqive globale në lindje të Kinës.

“Krijimi i një forumi global do të ketë në fokus vlerësimin e procesit për reduktimin e mbikapaciteteve industriale në mesin e anëtarëve të saj, një fazë e rëndësishme dhe konkrete”, shtoi diplomati duke konfirmuar pjesëmarrjen e Kinës.

“Bisedimet në vijim që po zhvillohen në Bruksel mbi procedurat për dhënien ose jo të statusit ekonomik të tregut nga BE-ja ndaj Kinës luajnë një rol shumë të rëndësishëm”, theksoi zyrtari.

Temat
BotëLajme

Të afërta