Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Bunjaki i lumtur për përgjigjen pozitive të FIFA-s për gjashtë lojtarët

FIFA i ka dhënë dritën e gjelbër edhe Valon Berishës dhe Herolind Shalës për t’u paraqitur në ndeshjen ndaj Finlandës.

Këto përgjigje e kanë lehtësuar edhe trajnerin Albert Bunjaki, që tani ka më shumë mundësi për të përpiluar formacionin e tij.

“Jam më i lumtur për vet lojtarët, siç e dini Samir Ujkani është më ne prej vitit 2014 dhe do të ishte e padrejtë që ai të mos e përjetonte këtë. Po ashtu në aspektin sportiv me këta gjashtë lojtarë rritet konkurrenca, deklaroi Bunjaki për GazetaOlle, përcjell Lajmi.net.

“Lojtarët po ashtu janë të gëzuar, të gjithë e kanë përjetuar, natyrisht se ka qenë pak e rëndë deri në momentin e fundit me prit”, shtoi ai.

Exit mobile version