Botë

Visar Ymeri jep mesazh nga Vatikani

By Dijart Dyla

September 04, 2016

I pranishëm në meshën e shenjtërimit të Nënë Terezës është edhe krytari i vetëvendosjes, Visar Ymeri. Në llogarinë e tij në facebook shkroi se ky fakt na bën krenarë.

“Nëna Terezë u shenjtërua sot. Ajo personifikon dashurinë, përkushtimin, vetëmohimin e sakrificën; të gjitha këto në funksion të ndihmës ndaj të varfërve, të nëpërkëmburve, atyre që bota i harron, që nuk i sheh”, shkroi Ymeri.

“Nëna jonë jo që nuk i harroi, por jetoi me ta. Dhe kështu i bëri te dukshëm, i ktheu në botë”.

“E ne na bën krenar. Por edhe na detyron të shikojmë sikur ajo”, deklaron Ymeri.

“Jeta e saj është mësim, që të pazëshmit i bën me zë, të uriturit me bukë, të nëpërkëmburit me dinjitet, të shkelurit me vullnet për të luftuar për barazi”.

“Ishte nder të marrim pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës”.