Lajme

Papa Françesku ka disa fjalë për Shën Terezën

By FIRST CHANNEL

September 04, 2016

Papa Françesku, pas shenjtërimit të Nënë Terezë, në fjalën drejtuar mijëra të pranishmëve ka thënë se kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmoftë që të kuptojmë që kriteri i vetëm i jetës është dashuria ndaj të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race apo religjioni.

Papa Françesku tha se Nënë Tereza është angazhuar në mbrojtjen e të braktisurve dhe jetës, duke shpallur pareshtur që kush nuk ka lindur akoma, është më i lig.

Angazhimet e saj, sipas tij, kanë bërë që zëri i saj të dëgjohet nga Zoti.

”Sot ua dorëzoj këtë grua mbarë botës, kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmoftë që të kuptojmë që kriteri i vetëm i jetës është dashuria ndaj të gjithëve pa dallim gjuhe, kulture, race apo religjioni. Nënë Terezës i pëlqente të thoshte, se ndoshta nuk flas gjuhën e tyre por mund të buzëqesh. Të bartim buzëqeshjen e saj e t’ua dhurojmë veçanërisht atyre që vuajnë dhe atyre që kanë nevojë për mirëkuptim e butësi”, tha ai.