Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Mustafa: Krenar me Terezën tonë që i shërbeu njerëzimit (Foto)

Për shenjtërimin e Nënë terezës, shkroi edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili është një ndër personalitetet e shumtë që morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në Vatikan.

Pas ceremonisë Mustafa shprehu nderime që ishte pjesë e kësaj ceremonie dhe shtoi më tej se shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre që do ti prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore.

Kryeministri theksoi se jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës në shërbim të njerëzimit, u nderua nga qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Isha shumë i nderuar që mora pjesë sot në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë.
Jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës në shërbim të njerëzimit, u nderua nga qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan”, shkroi Mustafa.

“Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre e cila do të vazhdojë të na prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, morale e humane. Bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit.” ka shtuar Mustafa.

Exit mobile version