Messi: Ja pse vendosa të ndryshojë ngjyrën e flokëve

Lionel Messi më në fund ka sqaruar ndryshimet e bëra në pamjen e tij.

Argjentinasi këtë verë befasoi të gjithë kur flokët e tij ngjyrosi me ngjyrë të bardhë.

Këtë ndryshim Messi e ka bërë pas humbjes së finales me Argjentinën, nga Kili.

“E bëra këtë ndryshim për të filluar nga zero. Shumë gjëra kanë ndodhur, dhe i thash vetes se duhet t’ia fillojë nga fillimi”, deklaroi Messi, që ndryshimin në flokët e tij e lidh me dyshimtin në Kupën e Amerikës, ku u mundën nga Kili pas ekzekutimit të penalltive.

alberian-615x358

Temat
BotëSport

Të afërta