Rajon

Mavraj, deklaratë befasuese për shiritin e kapitenit të Shqipërisë

By Dijart Dyla

September 04, 2016

Mbrojtësi kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka folur për shirititin e kapitenit.

Mavraj ka theksuar që nuk beson se do të jetë kapiten i Shqipërisë

“Ishte ndjesi e mirë, megjithatë ishte vetëm miqësore dhe nuk besoj se ka pasur domethënie të madhe. Mbetet thjesht miqësore. Ndaj Rumanisë e mbajti Ansi, për këtë ndeshje e mbajta unë. Gjithsesi do të shohim se çfarë do të ndodhë se cili do ta mbajë”, deklaroi Mavraj.

“Nuk di të them shumë, por nuk besoj se do të jem unë kapiten. Mbetet për t’u parë”, shtoi ai.