Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Lulzim Basha heq kostumin e politikanit, dëshmitar në dasmën e vëllait në Dhërmi (Foto)

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tregohet gjithmonë i rezervuar sa i përket familjes.

Me kujdes Basha gjithmonë prezanton imazhin e një politikani duke mbajtur larg saj fëmijët dhe bashkëshorten. Por ndodh që ndonjëherë “tradhëtia” vjen nga brenda. Vëllai i tij, i nxjerr një foto sekret, ndoshta pa dashje.

Teksa poston fotot e dasmës së tij, Erlind Basha tregon edhe dëshmitarin, vëllain më të madh.

Kryeopozitari ka hequr kostumin e politikës, atë që jemi mësuar ta shohim në përditshmëri dhe ka veshur atë të dasmorit për të përjetuar një gëzim të madh, martesën e të vëllait.

Çifti Erlind Basha dhe Eda Lundra i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni të zhvilluar në Dhërmi. B.W

Exit mobile version