Lajme

LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në Kodrën e Trimave, ka edhe të arrestuar (Foto)

By Dijart Dyla

September 04, 2016

Para pak minutash ka ndodhur një përplasje e armatosur në Prishtinë. Burime të Gazetës Blic Brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se në Lagjen “Kodra e Trimave” ka pasur të shtëna të shumta me armë.

“Ka pasur një përplasje me armë në “Kodrën e Trimave”, afër objektit të ETC-së”, ka bërë të ditur ky burim. Ky burim ka shtuar se përplasja ka ndodhur sikur nëpër filma.

Gjithnjë sipas këtij burimi të Gazetës Blic, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur që të arrestoj disa nga të dyshuarit.

Nga Policia e Kosovës ende nuk e kanë dhënë asnjë informatë zyrtare.

Edhe para disa ditësh, në të njëjtin vend kishte pasur përplasje me armë ndërmjet grupeve të caktuara.

Gazeta Blic do t’ju mbaj të informuar rreth këtij rasti dhe jus jell fotografi nga vendi i ngjarjes.