Ibra: Ky njeri më bindi që t’i bashkohem Manchester Unitedit (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se Jose Mourinho e ka bindur që t’i bashkohej Manchester Unitedit
Ylli suedez, Zlatan Ibrahimovic u transferua te Manchster United si transfero i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me PSG-në.

Ish sulmuesi i Interit, Milanit, Juventusit dhe Barcelonës ka zbuluar se Jose Mourinho e ka bindur që t’i bashkohej klubit nga Old Trafford.

“Unë kam pasur mundësin dy here të transferohem në Premierligë, një herë të Arsenali dhe një herë në Manchester City”, ka deklaruar Ibra.

“Por kjo nuk ndodhi, dhe unë kisha nevojë për të luajtur në Premier League. Mourinho e di se çfarë duhet të bëjë për të fituar. Kam mësuar shumë prej tij në Inter. Kush nuk do të donte ta ketë Mourinhon trajner”, ka theksuar suedezi. /Express/

untitled_1472980258-6352005

Temat
BotëSport

Të afërta