Gafa e pafalshme e gazetës shqiptare për Kosovën (Foto)

Kosova nesër bën debutimin historik në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorë.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon ndaj Finlandës në udhëtim.

Por, edhe pse për këtë ndeshje kanë shkruar të gjitha mediet më të mëdha botërore, që i referohen historisë që do të shkruaj Përfaqësuesja e Kosovës, në Shqipëri një gazetë e përditshme ka bërë një gafë të madhe, duke e larguar Kosovën nga këto kualifikime.

Në botimin e kësaj gazete, Kosova nuk figuron në grupin I, ku paralajmërohen ndeshjet e gjitha të këtij grupi.

Kujtojmë se pjesë e grupit I është edhe Kosova, së bashku me Kroacinë, Finlandën, Islandën, Turqinë dhe Ukrainën.

Ndeshjet tjera të këtij grupi që luhen nesër, janë Kroaci – Turqi dhe Ukrainë – Islandë.

gs

Temat
SportVend

Të afërta