Eduart Ndocaj duket se është ngatërruar keq sot, ku ka bërë një super gafë.
Megjithëse ndodhet në Vatikan, ai nuk është informuar mirë se çfarë po ndodh ditën e sotme atje.
Në një postim të tij në Facebook, ai shkruan: “Ne pritje te Lumturimit te Nene Terezës.”, ndërkohë që lumturimi është bërë në vitin 2003, ndërkohë që ditën e sotme në Vatikan ka qenë Shenjtërimi i Nënë Terezës.
Teksa dikush i ka komentuar për ta korrigjuar, deputeti është nxehur keq duke ia kthyer: “S’jam Linda Morina, ke ngatërru person”.

