Lajme

Deputeti shqiptar lë nam në mes të Vatikanit, ja çfarë shkruan për Nënë Terezën (FOTO)

By FIRST CHANNEL

September 04, 2016

Eduart Ndocaj duket se është ngatërruar keq sot, ku ka bërë një super gafë.

Megjithëse ndodhet në Vatikan, ai nuk është informuar mirë se çfarë po ndodh ditën e sotme atje.

Në një postim të tij në Facebook, ai shkruan: “Ne pritje te Lumturimit te Nene Terezës.”, ndërkohë që lumturimi është bërë në vitin 2003, ndërkohë që ditën e sotme në Vatikan ka qenë Shenjtërimi i Nënë Terezës.

Teksa dikush i ka komentuar për ta korrigjuar, deputeti është nxehur keq duke ia kthyer: “S’jam Linda Morina, ke ngatërru person”.