Lajme

Testohet sot sistemi i alarmimit në kryeqytet

By FIRST CHANNEL

September 03, 2016

Komuna e Prishtinës sot do t’i testojë sirenat e sistemit të alarmit të sigurisë, alarm ky që në të ardhmen mund të lëshohet nëse kryeqytetit i kanoset ndonjë rrezik nga fatkeqësi të ndryshme. Edhe kësaj radhe testimi sipas komunës do të realizohet në heshtje dhe nuk do te prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar.

Shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.