Lajme

Opozita beson se po shtohen votat kundër demarkacionit (Video)

By FIRST CHANNEL

September 03, 2016

Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës, për të rikthyer në Kuvend marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, nuk është pritur aspak mirë nga partitë opozitare.

Kjo marrëveshje, sipas tyre, duhet të kthehet në pikën zero dhe e njëjta të rinegociohet nga një ekip kredibil me ekspert të të gjitha partive politike në vend.

Opozitarët janë të bindur se marrëveshja nuk do të kalojë pa marrë parasysh kohën kur do ta procedojë këtë marrëveshje Qeveria.

Ali Berisha, sekretar organizativ thotë se çdo tendencë për të kthyer edhe njëherë në Kuvend, këtë çështje është gabim.