Kristjana Saxobeat: Biznesmeni u dashurua me mua, për hakmarrje më futi në burg

Lidhja me Noizy-n e bëri balerinën e club-eve të natës Kristjana Ibro një emër të njohur për audiencën shqiptare. Por, gjatë ditëve të fundit ajo është komentuar akoma më shumë pas denoncimit të një 46-vjeçari. Vajza e njohur si Kristjana Saxobeat është denoncuar në polici nga një mashkull 46-vjeçar me inicialet L.S., me pretendimin se pas natës që kishin kaluar së bashku, balerina i kishte vjedhur telefonin e tij “iPhone 6 plus”.

18-vjeçarja e akuzuar për vjedhje është ndaluar nga policia, ndërsa jep edhe një variant krejt tjetër të ngjarjes. Në një status të fundit në “Facebook”, Kristjana Saxobeat pretendon se biznesmeni në fjalë u dashurua marrëzisht pas saj dhe për t’i treguar këtë dashuri i bënte dhurata, siç ishte edhe “Iphone 6 plus”, për të cilin u prangos 18- vjeçarja. Ajo ka theksuar se L.S. u nervozua nga fakti që ajo nuk i kthente vëmendjen e për këtë arsye erdhi edhe denoncimi.

“Kurrë nuk më ka munguar aparati celular, sepse jam rritur mes të mirave, duke përfshirë çdo gjë, në kuptimin e plotë të fjalës”, tregon Kristjana Saxobeat. Më tej balerina shpjegon se, “L.S. u dashurua marrëzisht pas meje, saqë ai mund të më falte prona, makina etj.. Ai ia nisi mbarë me një dhuratë shumë të vogël, si ‘Iphone6s Plus’, gjë që mua nuk më bëri përshtypje, por e pranova me kënaqësi thjesht për të mos e ofenduar. Pasi unë nuk i përgjigjesha më, ai vendosi të shkonte në rajon duke më bërë një denoncim, duke menduar që do më bënte për vete, ose ndoshta nga inati ai shpiku dhuratën si emërtim ‘vjedhje’”./bluetooth/

Temat
Showbiz

Të afërta