De Biasi ndryshon Shqipërinë, ky është formacioni ndaj Maqedonisë (Foto)

Në seancën e sotme pritet që të shihet qartë skema e lojës dhe formacioni më i sigurt që do të luaj që nga minuta e parë në ndeshjen e 5 Shtatorit ndaj Maqedonisë,

Gianni De Biasi është duke menduar ende për formacionin që do të zbresë në fund ndaj Maqedonisë, ditën e hënë, në “Loro Boriçi”, teksa nuk ka shumë kohë në dispozicion.

Pas konsolidimit me 4 mbrojtës të repartit difensiv dilemat më të mëdha të teknikut italian janë mesfusha dhe sulmi. Në mesfushë trajneri kuq e zi ende nuk është bindur për emra pasi ka shumë alternativa, shkruan “Albeu.com”.

Ndërsa në sulm mesa duket Sadiku ka fituar duelin me Cikalleshin, i cili ka probleme për të gjetur rrugën e rrjetës. Në seancën e sotme pritet që të shihet qartë skema e lojës dhe formacioni më i sigurt që do të luaj që nga minuta e parë në ndeshjen e 5 Shtatorit ndaj Maqedonisë, ndërkohë që me shumë mundësi do të jetë 11-shja si më poshtë.

Capture-39

Temat
RajonSport

Të afërta