Showbiz

Shikoni sa shumë ngjajnë Lyrical Son me të atin (FOTO)

By FIRST CHANNEL

September 02, 2016

Reperi i njohur Lyrical Son është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale. Ai nuk heziton për asnjë moment të ndajë me fansat gjithçka mbi të rejat rreth tij.

Së fundmi ai ka publikuar në Instagram një fotografi ku ka prezantuar babanë e tij, me të cilin është shumë i lidhur dhe i ngjan vërtetë shumë.

Ndërkohë reperi vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë, kujtojmë që albumi i tij dhe Mc Kreshës “Rapsodët n’rap t’sotit” ishte një nga projektet më të suksesshme të verës 2016. /Telegrafi/