Ramush e Daut Haradinaj “për kokërr t’qefit” me ministrin Krasniqi (Foto)

Sot në Rahovec është hapur festivali i rrushit, “Hardh Fest” i pagëzuar “për kokër t’qefit”. Në këtë festival tashmë tradicional kanë marrë pjesë krerët me të lartë të shtetit, duke nisur nga presidenti Hashim Thaçi, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, etj.

Në hapje mori edhe pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pastaj deputetët e kësaj partie, Daut Haradinaj, Bali Muharremaj, Time Kadriaj, etj, raporton lajmi.net.

Po ashtu i pranishëm ishte edhe Smajl Latifi, ish kryetar i Rahovecit, aktualisht kryetar i degës së AAK-së në Rahovec.

Ajo që ka rënë në sy është fakti se si Ramushi ashtu edhe Dauti janë parë të relaksuar në shoqërinë e ministrit Krasniqi, por edhe zyrtarëve tjerë të PDK-së.

Në fotografitë që ju sjellë lajmi.net, Ramush Haradinaj shihet pranë ministrit Memli Krasniqi duke i mbushur gotat me verë.

Në foton tjetër, Dauti shihet krah për krah me ministrin Krasniqi.

ramush-memli1-650x358_1472839236-8028389

kkkk_1472839243-2270680

Temat
LajmeVend

Të afërta