Kisha 300 vjeçare prej druri e ndërtuar pa gozhda (Foto)

Kizhi është një pjesë e një ishulli në liqenin Onega të Republikës së Karelias, Rusi.

Ishulli është i njohur për dhjetëra ndërtesa historike të krijuara prej druri të cilat janë transportuar në ishull nga pjesë të ndrysmë të Karelias për t’u ruajtur gjatë viteve të 50’a.

Sot, i gjithë ishulli dhe zona pranë tij formojnë një muze të hapur kombëtar me më shumë se 80 struktura historike prej druri, transmeton Gazeta Express.

Dhe prej krejt ndërtesave, më e famshmja është Kizhi Pogost. Kizhi Pogost përmban dy kisha prej druri dhe një kullë tetëkëndëshe të ndërtuar gjatë shekullit të 18-të.

Kisha e madhe është rreth 37 metra e madhe dhe është e krijuar tërësisht nga druri duke e bërë atë një nga strukturat më të larta të drurit në botë.

Madje, gjatë ndërtimit të saj nuk është përdorur asnjë gozhdë e vetme. Legjenda thotë se ndërtuesi i saj përdori vetëm një sëpatë për gjithë ndërtimin e saj, të cilën e hodhi në liqen pas përfundimit të saj me fjalët: “Nuk ka dhe nuk do të ketë një tjetër si kjo”.

Se si duket kjo kishë e veçantë mund t’i shihni fotot më poshtë:

kizhi-pogost-3-2_1472834681-4966791

kizhi-pogost-7-13_1472834691-206383

Temat
Fun

Të afërta