Lajme

Itali, shqiptari kapet me drogë në kamion, po fliste në telefon me ‘porositësin’

By FIRST CHANNEL

September 02, 2016

Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Prato, Firence pasi u kap me 20 kg marijuanë.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, është arrestuar pranë një qendre tregtare, ndërsa drejtonte një kamion po me targa shqiptare.

Droga ishte fshehur poshtë ndenjësve të pasagjerëve, ndërsa ishte e ndarë në 8 pako.

Policia italiane ka ndërhyrë në momentin që 39-vjeçari po fliste me dikë në telefon, që sipas autoriteteve dyshohet të jetë personi që do merrte “ngarkesën”. Droga sipas vinte nga Evropa Lindore dhe do shitej në tregun vendas.