Eneda Tarifa flet për largimin nga “Portokalli”

Pas 6 vitesh si drejtuese e spektaklit të humorit në “Top Channel”, Eneda Tarifa largohet nga ky format, për t’u bërë fytyra e një tjetër projekti brenda televizionit ku ajo punon, për të cilin nuk zbulohen ende detaje.

Lajmin e zyrtarizon për revistawho.com vetë moderatorja, e cila thotë se: “E konfirmoj largimin tim nga ‘Portokalli’…

Por nuk bëhet fjalë për një largim nga ‘Top Channel’. Do të vijoj të jem pjesë e ‘Top Medias’ në ndonjë tjetër projekt, që është ende në tavolinë. Ky është një vendim i drejtuesve të ‘Top Channel’ dhe unë e respektoj.

Mendoj se kam dhënë maksimumin tim në këto gjashtë vite ‘Portokalli’”, – shprehet Tarifa, e cila në këto vite përvojë si drejtuese e spektaklit të së dielës mbrëma, ka shpalosur jo vetëm vlerë si prezantuese, por edhe si aktore e këngëtare shumë e zonja.

Gjatë bisedës telefonike Eneda tha gjithashtu se dëshiron që këtë kohë të shkurtër pushimi ta shfrytëzojë për të bërë muzikë… “Dua të bëj muzikë, sepse më mungon vazhdimisht”, – përfundon Tarifa.

Lëvizja e figurave të ekranit nga një spektakël në një tjetër është një taktikë e njohur brenda “Top Channel”. Edhe më herët kemi parë zëvendësime të kësaj natyre në formate prime time.

Temat
Showbiz

Të afërta