Botë

A mund të përsëritet sulmi i Nices në Australi?

By FIRST CHANNEL

September 02, 2016

Një studim mbi politikat strategjike në Australi, rreth incidentit të 14 korrikut në Nice ku mbeten të vdekur 86 persona, ka raportuar që sulmi i tillë i thjeshtë dhe me kosto të ulët mund të përsëritet me resurse minimale.

Ky ishte sulmi i tretë në Francë, dhe edhe pse autoritetet franceze ishin në vigjilencë të lartë, nuk kishte ndonjë paralajmërim specifik dhe policia në Francë mund të bënte pak për të ndaluar kamionin duke ecur nëpër turmën e njerëzve në Nice.

Në këtë raport thuhej që reaguesit e sigurisë dhe emergjencës duhet të inkorporojnë mësime se si të përgjigjen ndaj një sulmi me veturë gjithashtu të përgatiten për një spektër më të gjerë të sulmeve terroriste me bombë, armë krahu dhe armë të ftohta.

“Australia duhet të jetë e përgatitur për një sulm terrorist në ndonjë vend rural ose qendër regjionale ku nuk janë të bazuara forcat e sigurisë së lartë” , thuhet në raport, transmeton Klan Kosova.