ZYRTARE: FIFA ka një lajm të madh për Kosovën

FIFA ka njoftuar se është ende duke konsideruar kërkesën e Kosovës për t’i lejuar futbollistët që të ndërrojnë ekipet e tyre dhe ta përfaqësojnë atë.

FIFA është ende duke konsideruar kërkesën e Kosovës për t’i lejuar futbollistët që të ndërrojnë ekipet e tyre dhe ta përfaqësojnë atë, ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Futbollit, të enjten.

Kosova, që do ta zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare të hënën në duel me Finlandën në kualifikime për Kampionatin botëror 2018, u pranua si anëtare në FIFA dhe UEFA në maj, përkundër kundërshtimit të fuqishëm nga Serbia.

FIFA i ka thënë agjencisë së lajmeve “Reuters” se ka marrë: “një seri të kërkesave për ndërrimin e asociacionit nga Federata e Futbollit të Kosovës. Si rezultat, ne nuk jemi në pozitë të komentojmë më tepër rreth tyre, ose të japim një vlerësim tani për tani”, përcjell “Lajmi.net”.

Zvicra dhe Shqipëria kanë futbollistë me prejardhje nga Kosova.

wales-euro-2016-gareth-bale_3490510-4

Temat
SportVend

Të afërta