VV: Për Kadaj-Bujupin kishte urdhër-arrest (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje, ka konfirmuar arrestimin e deputetes së këtij subjekti politik, Donika Kadaj-Bujupi. Ata akuzojnë partitë në pushtet se përmes policisë po inskenon, bastisje, arrestime të gazetarëve.

Reagimi i plotë i VV-së:

“Sapo kemi marrë lajmin se pushteti ka urdhëruar arrestimin e deputetes së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Donika Kadaj-Bujupi. Pas bastistjeve, inskenimeve, shpifjeve, arrestimit të gazetarëve e mbushjes së rrugëve e shesheve me policë, tash akteve represive të pushtetit u shtohet edhe arrestimi i deputetëve në vendin ku ata janë ushtrues të vullnetit të popullit, pra në Kuvend. Bëjmë thirrje qytetarëve të mblidhen në protestë, sepse ky regjim po merr përmasa të papranueshme në brutalitetin e vet autoritar”, thuhet në reagimin e VV.

14218592_346698372386108_1825816111_n

Temat
LajmeVend

Të afërta