Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Prizren, aktakuzë për vrasje të rëndë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Xh.H dhe N.M., për shkak se kanë kryer veprën penale, vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafin 1.6 dhe 1.5 të KP-së, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të KP-ës.

Në njoftim të Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës i pandehuri Xh.H., më datë 27 janar 2016, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin E.M., dhe e ka vënë në rrezik jetën e N.M., me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

“Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.6 dhe 1.5 të KP-së. Po ashtu, i njëjti person ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KP-ës, pasi që ka mbajtur në posedim pistoletën e prodhimit “Crvena zastava” të calibrit 7.65 mm. MOD 70 me nr. serik 59911”, thuhet në njoftim.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari i dytë N.M., në kohën dhe vendin e njëjtë me dashje ka ndihmuar të akuzuarin Xh.H., në kryerjen e veprës penale të përshkruar si në dispozitivin e parë, çka do të thotë se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në ndihmë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafin 1.6 dhe 1.5 lidhur me nenin 33 të KP-së.

Exit mobile version