Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, është shoqëruar nga Policia në Kuvendin e Kosovës.
Ajo fillimisht është kontrolluar nga policët për rreth 20 minuta, e më pas është shoqëruar jashtë ambienteve të Kuvendit.
Nuk dihet nëse i kanë gjetur diçka por Policia e ka shoqëruar në pjesën tjetër, jo nga salla ku mbahet seanca.