Lajme

Policia e shoqëron deputeten e VV-së Donika Kadaj-Bujupin

By Dijart Dyla

September 01, 2016

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, është shoqëruar nga Policia në Kuvendin e Kosovës.

Ajo fillimisht është kontrolluar nga policët për rreth 20 minuta, e më pas është shoqëruar jashtë ambienteve të Kuvendit.

Nuk dihet nëse i kanë gjetur diçka por Policia e ka shoqëruar në pjesën tjetër, jo nga salla ku mbahet seanca.