Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kishin në posedim koktej molotovi.
Protestuesit e dyshuar kanë tentuar që t’u ikin zyrtarëve policor, mirëpo kjo ishte e pamundur.
Njëri prej tyre është djali i deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, Dardan Kadaj.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Dardan Molliqaj.
Të kujtojmë se Donika Kadaj është arrestuar sot në Kuvend, pasi dyshohet se i është gjetur piper-sprej.