Lajmi i fundit: Shtyhet seanca e Kuvendit për demarkacionin?

Në momentin kur pritej votimi i demarkacionit pas konfirmimit të numrave nga ana dy partnerëve të koalicionit, PDK dhe LDK, një veprim i paparashikueshëm ka ardhur mbrëmë nga Lista Serbe, e cila me urdhër të Beogradit ka vendosur të bojkotojë seancën e sotme për votimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Një rrjedhë e tillë e ngjarjeve ka sjellë paqartësi lidhur me seancën e sotme të Kuvendit.

Burime të lajmi.net thonë se partnerët e koalcionit tashmë janë pajtuar për ta shtyrë seancën, e planfikuar të mbahet në orë 11:30.

Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet në Kuvend dhe jashtë tij.

Temat
LajmeVend

Të afërta