Kosova në Shkodër, “skandal” në Serbi

Mediat serbe nuk kanë nguruar që këtë fakt ta cilësojnë “skandaloze” vendimin që Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror në Rusi si vendas do t’i luajë në stadiumin e Shkodrës.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror në Rusi si vendas do t’i luajë në stadiumin e Shkodrës.

Njoftimin e ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksojnë mediat serbe, të cilat nuk kanë nguruar që këtë fakt ta cilësojnë “skandaloze”.

Kosova nuk ka infrastrukturë të përshtatshme në stadiumet e saj në Prishtinë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë në “Loro Boriq” të Shkodrës, përcjell “Gazeta Olle”.

Ky stadium sapo është vënë shërbim, pas një riparimi rrënjësor, që përmbush standardet e kërkuara ndërkombëtare.

Futbollistët e Kosovës debutojnë në Finlandë dhe janë në grup me Turqinë, Ukrainën dhe Islandën.

Temat
RajonSport

Të afërta