Lajme

Ismaili kërkon që Grabovci të shkojë në burg, Veseli e quan “Skendërbeg”

By Dijart Dyla

September 01, 2016

Sërish në Kuvend shfaqet një përplasje mes deputetit të Lëvizjes së Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Pas fjalimit të ish-shefit të Grupit Parlamentar, Adem Grabovcit, lidhur me përgjimet telefonike, ishin deputetët e VV-së që reaguan. Përplasja ndodhi në momentin kur Grabovci kërkoi falje për fyerjet që i ka bërë gjatë përgjimeve.

Në atë moment, ishte deputeti Ismaili i cili kërkoi që Grabvci të shkojë në burg. Ndërsa reagimi i kryeparlamentarit Veseli, ishte duke e quajtur deputetin Ismaili “Skenderbeg” dhe duke i thënë që të “mos nxehet”. Ndërsa përplasja me fjalë u ndërpre kur Ismaili i kërkoi Veselit që t’i drejtohet në emër e mbiemër.